Nëse mendoni për ishujt Polinezian gjëja e parë që ju vjen ndërmend përveç palmave, pamjeve që të lënë pa frymë dhe plazheve parajsiakë, janë gjerdanet e bukur me lule që gratë polineziane u ofrojnë vizitorëve si një shenjë mirëseardhjeje. Këto lule jashtëzakonisht të bukura quhen lule Tiare ose të njohura ndryshe edhe si Gardenia Tahitiane. Ato janë emblema e këtyre ishujve për ngjyrën dhe aromën e tyre dhe gjenden në të gjitha kopshtet. Përveç kësaj, ato përdoren për të krijuar një vaj shumë të dashur për polinezianët: vaj Monoi. Eshtë një vaj i shenjtë me një traditë mijëvjeçare, pasi shamanët e kanë përdorur atë gjatë ceremonive dhe riteve fetare.
Si merret vaji monoi?
Ky eliksir është kombinimi i tre përbërësve thelbësor: petalet Tiare, vaji i kokosit dhe traditat mijëvjeçare të këtyre tokave. Gratë polineziane e përgatisnin atë falë një teknike të quajtur macerim ose enfleurage. Petalet liheshin në vajin e nxjerrë nga tuli i thatë i kokosit, i quajtur vaj coprah, për tridhjetë ditë. Në fund të këtij procesi të gjatë, vaji i coprah ishte në gjendje të thithte të gjithë esencën e petaleve tiare. Aroma e përftuar ishte padyshim unike dhe e paharrueshme.
Cilat janë përfitimet e këtij eliksiri?
Karakteristikat e këtij vaji janë të panumërta. Para së gjithash ka një fuqi shumë të lartë hidratuese, është e pasur me elementë zbutës, elastikues dhe riparues, të cilët janë ilaç për lëkurën dhe shëndetin e saj. Aplikohet para ekspozimit në diell, është i shkëlqyeshëm për shtimin dhe zgjatjen e nxirjes. Zbatohet edhe në flokë për ta mbrojtur atë nga agresionet atmosferike, kripa, klori, por edhe nga ngjyrat. Eshtë gjithashtu i shkëlqyeshme për t’i ushqyer flokët në rast të thatësisë dhe për të pastruar lëkurën e kokës të prekur nga zbokthi, ekzema dhe psoriaza.
Nuk është rastësi që gratë polineziane kanë këto karakteristika të përbashkëta: lëkurë të lëmuar dhe të hidratuar, madje edhe në një moshë më të pjekur, dhe flokë të butë dhe me shkëlqim. I pasur me vitaminë E, ky vaj gjen përdorim të gjerë edhe në masazhe, veçanërisht në Masazhin Havai Lomi Lomi Nui, sepse falë aromës së tij i jep ndjesi tërheqëse jo vetëm trupit por edhe mendjes.