Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë

Kursi i Masazhit me Gurë të nxehtë

Masazhi me Gurë të Nxehtë është një lloj i veçantë i masazhit holistik që shfrytëzon vetitë e gurëve të nxehtë, i kombinuar me teknikat shamanike, ayurvedike dhe teknikat e mjekësisë tradicionale kineze.

Kërkesat: nuk ka asnjë kërkesë specifike, kursi është i hapur për të gjithë.

Kursi i Masazhit me Gurë të nxehtë

Masazhi me Gurë të Nxehtë është një lloj i veçantë i masazhit holistik që shfrytëzon vetitë e gurëve të nxehtë, i kombinuar me teknikat shamanike, ayurvedike dhe teknikat e mjekësisë tradicionale kineze.

Kërkesat: nuk ka asnjë kërkesë specifike, kursi është i hapur për të gjithë.

Për kë është kursi i masazhit me gurë të nxehtë?

Kursi i masazhit me gurë të nxehtë është i përshtatshëm për të gjithë ata që i afrohen botës së masazhit për herë të parë, por edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të përmirësojnë veten e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për klientët.

Për kë është kursi i masazhit me gurë të nxehtë?

Kursi i masazhit me gurë të nxehtë është i përshtatshëm për të gjithë ata që i afrohen botës së masazhit për herë të parë, por edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të përmirësojnë veten e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për klientët.

Struktura e kursit

Ky kurs është i strukturuar në dy pjesë themelore: një pjesë teorike dhe një pjesë praktike.

Teoria

Gjatë zhvillimit të pjesës teorike do të mësoni se masazhi i gurëve të nxehtë është një teknikë shumë e lashtë, e cila shfrytëzon vetitë e gurëve të nxehtë, të kombinuara me teknika shamanike, ayurvedike dhe bazat e mjekësisë tradicionale kineze.

Do të analizohen në detaje gurët e llavës, të cilët i përshtaten më mirë këtij masazhi dhe do t’ju shpjegohet se si t’i përdorni ato jo vetëm për trajtim në të nxehtë, por edhe për trajtim në të ftohtë. Ne gjithashtu do të flasim për Chakran, ose qendrat jetësore të energjisë, dhe për kristalo terapinë, për t’ju mundësuar të jeni të përgatitur kur të kryeni trajtimin e ribalancimit të energjisë.

Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë Tirane - Evolution Academy
Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë Tirane - Evolution Academy

Praktika

Gjatë zhvillimit të pjesës praktike do të analizohen në detaje manovra të ndryshme. Ju do të kuptoni se si manualet e përdorura bashkohen me nxehtësinë që gurët e llavës mbajnë dhe lëshojnë gradualisht. E gjithë kjo gjeneron një lloj mirëndjesie, e cila prek jo vetëm trupin, por edhe mendjen.

Ju do të mësoni se si të ngrohni ose ftohni gurët në mënyrë adekuate, dhe si t’i vendosni ato në mënyrë korrekte për të marrë efektin e duhur. Ju do të praktikoheni në mënyrë aktive, nën mbikëqyrjen e kujdesshme të mësuesit, duke fituar kështu rrjedhshmëri dhe besim në ekzekutimin e manovrave.

Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë Tirane - Evolution Academy

Objektivi i kursit të masazhit me gurë të nxehtë

Qëllimi përfundimtar i këtij kursi është që t’ju bëj të pjekur, me efektivitet dhe shpejtësi maksimale, kompetencë dhe aftësi të nevojshme për të praktikuar një masazh me gurë të nxehtë në autonomi të plotë, për t’i bënë klientët tuaj të përjetojnë një relaksim total.

Kurs Masazhi Sportiv Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi Cervikal Tirane - Evolution Academy

Pse të beheni pjesë e këtij kursi?

  • Sepse koha juaj është e çmuar dhe nuk ia vlen ta humbni atë në kurse jo profesionale.
  • Studentët tanë e konsiderojnë atë si një nga kurset më evokuese dhe emocionuese ndër të tjerë masazhe.
  • Nëse dëshironi të zgjeroni backgroundin tuaj, ky është kursi ideal për ju.
  • Ju do të mësoni një teknikë të ndryshme nga të gjitha të tjerat, dhe diferencoheni në këtë fushë është thelbësor.
  • Ju do të jeni në gjendje t’u jepni klientëve tuaj një përvojë shqisore unike.
  • Sepse kjo jo vetëm që do të jetë një azhornim profesional, por do t’ju bëj të rriteni në nivelin personal.
  • Ju do të kuptoni se sa e vështirë është ndonjëherë që njerëzit tju lënë të lirë dhe sa të dobishëm mund të jeni.
  • Sepse përmes këtij lloji të masazhit ju do të mësoni të dëgjoni veten, dhe pastaj të jeni në gjendje të dëgjoni të tjerët.

Bëhuni masazhator profesional

Kursi i masazhit me gurë të nxehtë është pjesë e programit të trajnimit për t’u bërë një operator masazhesh termale e Spa dhe një operator ne masazhe profesionale.

Kurs Masazhi me Gurë të nxehtë Tirane - Evolution Academy

Programi i kursit të masazhit me gurë të nxehtë

  • Hyrje në kurs.
  • Origjina dhe veçoritë e masazhit me gurë të nxehtë.
  • Analiza e gurëve të lavës: përbërja dhe karakteristikat.
  • Si të përgatisni dhe përdorni gurët në trajtimin e nxehtë.
  • Si të përgatisni dhe përdorni gurët në trajtimin e ftohtë.
  • Kristalo terapia: si mund të kombinohet me këtë lloj masazhi.
  • Shtatë Chakrat: pozicionet, karakteristikat dhe kristalet referuese.
  • Përfitimet e masazhit në aspektin fizik dhe emocional.
  • Kundër indikimet dhe masat paraprake për të qenë të vetëdijshëm para se të filloni seancën.
  • Këshilla për t’u bërë një operator i mirë masazhi: kujdesi për duarët, veshjet e përshtatshme, atmosfera e ambjentit dhe pajisjet e punës.
  • Ushtrime praktike të manualeve të ndryshme në pozicionin prirur dhe shpinë.
  • Sekuencë pune për të qenë në gjendje të realizoni një seancë masazhi në mënyrë të pavarur.
  • Këshilla për të përsosur dhe memorizuar sa më mirë teknikën.
  • Provimi praktik përfundimtar.
  • Konkluzionet finale dhe përfundimi i kursit.

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

Në fund të kursit të masazhit me gurë të nxehtë, nëse keni kaluar testin përfundimtar, do t’ju lëshohet një certifikatë merite në emrin tuaj.

FAC Simile e Certifikatës

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

Manual didaktik i kursit të masazhit bazë suedez , i shkarkueshëm në formatin PDF dhe që përmban sekuencat relative fotografike të manovrave.

 

Posteri në formatin dixhital të teknikës.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.