Diplomë në Masazhe Termale dhe Spa

Diploma e Operatorit në Masazhe Termale dhe Spa

Rrugë e plotë edukative, e përbërë nga shtatë teknika masazhi që konsiderohen si trajtimet kryesore në llixha dhe qendrat e Wellness.

Kërkesat: Nuk kërkohet asnjë kërkesë specifike, kursi i trajnimit është i hapur për të gjithë. Nëse keni marrë kurse në institucione të tjera trajnimi, ne i njohim ato.

Diplomë në Masazhe Termale dhe Spa Tirane - Evolution Academy

Për kë shërben Diploma e Operatorit në Masazhe Termale dhe Spa?

Diploma e operatorit në masazhe termale dhe spa është një kurs i plotë trainimi, i përshtashëm për të gjithë ata që duan ta shëndrrojnë pasionin e tyre në një profesion serioz dhe të çertifikuar. Eshtë i hapur për të gjithë profesionistët dhe jo profesionistët që duan të specializohen në mënyrë që të punojnë në llixha dhe spa.

Diplomë në Masazhe Termale dhe Spa Tirane - Evolution Academy

Teoria dhe praktika

Eshtë një rrugëtim i plotë trajnues, i përbërë nga shtatë teknika masazhi që konsiderohen si trajtimet kryesore në llixhat dhe qendrat e Wellness. Kjo plan studimi është një kombinim ad hoc i teknikave antike, moderne, lindore dhe perëndimore. Falë këtyre ju do të fitoni të gjitha aftësitë e nevojshme për të përmbushur çdo kërkesë, madje edhe nga klientët më kërkues.

Mësuesit e Evolution Academy® do t’ju shoqërojnë në këtë udhëtim interesant, të përbërë jo vetëm nga nocione teorike dhe praktike të trajtimeve të ndryshme, por edhe të kulturës, filozofive të jetës dhe traditave të popujve të lashtë.

E gjithë kjo do t’ju mundësojë të hapni mendërisht veten dhe të zhvilloni potencialin tuaj, në mënyrë që të mund të shkoni ndërmjet teknikave dhe metodave të qasjes me origjinë të ndryshme. Gjithashtu do të ndiqeni dhe stimuloheni për të perfeksionuar aftësitë tuaja ndërpersonale, për të krijuar empati me çdo lloj personi.

Diplomë në Masazhe Termale dhe Spa Tirane - Evolution Academy

Struktura e diplomës së operatorit në masazhe termale dhe spa

Eshtë një kurs i plotë trajnimi i përbërë nga pesë teknika masazhi, të cilat janë ndër më të kërkuarat në qendrat e llixhave dhe Wellness.

Qëllimi i rrugëtimit të trajnimit

Qëllimi përfundimtar i kësaj diplome është që t’ju bëj të pjekur, me efektivitet dhe shpejtësi maksimale, kompetencat dhe aftësitë e nevojshme për të praktikuar shtatë teknikat e propozuara të masazhit, në një mënyrë të sigurt dhe autonome.

Diplomë në Masazh Holistik Tirane - Evolution Academy Diplomë në Masazhe Termale dhe Spa Tirane - Evolution Academy Kurs i Refleksologjisë Plantare Tirane - Evolution Academy

Pse duhet të marrësh diplomën e operatorit në masazhe termale dhe spa?

  • Falë këtij kualifikimi ju mund të jeni një figurë profesionale shumë më e kërkuar në sektorin e Wellness.
  • Do të zgjeroni backgroundin tuaj personal dhe profesional.
  • Nuk e keni idenë se sa nocione do të mësoni në 176 orë trajnim të plotë intensiv.
  • Kjo rrugë do të hapë dyert e një bote të jashtëzakonshme, e cila do t’ju ndihmojë të rizbuloni veten, dhe të jeni më empatik përballë klientëve tuaj.
  • Mund ta shndërroni pasionin tuaj në një profesion që do t’ju japë kënaqësi të jashtëzakonshme.
  • Nëse dëshironi që masazhi të jetë pjesë e jetës tuaj, kjo rrugë është studiuar posaçërisht për ju.
  • Sepse nëse vendosni të punoni si profesionist i lirë, do të keni kontroll të plotë mbi kohën tuaj dhe mund të organizoheni siç dëshironi.
  • Do të njiheni me një ekip pune që do t’ju befasojë dhe do të bëhet një pikë referimi për ju.

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

  • N ° 5 Certifikata e Meritës
  • N ° 1 Diploma e Operatorit në Masazhin Holistik

Certifikatë FAC Simile

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

  • N ° 5 manualë didaktikë, të shkarkueshëm në formatin pdf dhe që përmbajnë sekuencat relative fotografike të manovrave.
  • N ° 5 postera në format dixhital të secilës teknikë.
  • 1 polo dhe 1 pal pantallona me markën Evolution Academy®.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.

Rregjistrohuni

Bëni investimin më të mirë të jetës tuaj: punoni për veten dhe filloni këtë udhëtim me Evolution Academy, shkollën e specializuar të trajnimit për masazh. Plotësoni formularin dhe do të kontaktoheni, ose, na telefononi dhe ne do t’ju japim të gjitha informacionet që ju po kërkoni.