Diplomë në Masazh Sportiv

Diploma e Operatorit në Masazh Sportiv

Rrugë edukative e studiuar ad hoc, për të përmbushur nevojat e atletëve, si në nivelin amator ashtu edhe në atë konkurrues.

Kërkesat: Nuk kërkohet asnjë kërkesë specifike, kursi i trajnimit është i hapur për të gjithë. Nëse keni marrë kurse në institucione të tjera trajnimi, ne i njohim ato.

Diploma e Operatorit në Masazh Sportiv

Rrugë edukative e studiuar ad hoc, për të përmbushur nevojat e atletëve, si në nivelin amator ashtu edhe në atë konkurrues.

Kërkesat: Nuk kërkohet asnjë kërkesë specifike, kursi i trajnimit është i hapur për të gjithë. Nëse keni marrë kurse në institucione të tjera trajnimi, ne i njohim ato.

Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy
Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy

Për kë shërben Diploma e Operatorit në Masazh Sportiv?

Diploma e operatorit në masazhin sportiv është një kurs trajnimi teknik, i përshtatshëm për të gjithë ata që e duan sportin dhe botën e masazhit, dhe duan ta shndërrojnë këtë pasionnjë profesion serioz dhe të çertifikuar. Gjithashtu është i aksesueshëm për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të specializohen, në mënyrë që të punojnë në fushën e sportit edhe në nivele të larta.

Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy

Teoria dhe praktika

Eshtë një plan formues i përbërë nga 7 module, i krijuar posaçërisht për të mbështetur atletët dhe për të trajtuar në mënyrë adekuate problemet që ata hasin pas seancave intensive të aktivitetit fizik. Kjo rrugë hedh themelet e saj në anatominë e trupit të njeriut, për t’ju mundësuar të njihni me hollësi të gjitha strukturat që do të manipuloni. Falë këtij programi formues ju do të fitoni aftësitë e nevojshme për të përmbushur çdo kërkesë, madje edhe nga atletët më kërkues. Kështu do të keni mundësinë të keni më shumë qasje dhe metodologji, për tu përballur në mënyrë adekuate me të gjitha situatat që do tj’u paraqiten.

Mësuesit e Evolution Academy® do t’ju shoqërojnë në këtë udhëtim intensiv, të përbërë nga shumë studime dhe shumë praktikë, duke ju dhënë të gjithë mbështetjen e tyre. Do t’ju ndihmojnë të përvetsoni në mënyrë efektive dhe të shpejtë nocionet më teknike, dhe do të jenë në dispozicionin tuaj për t’ju bërë një masazhues të kualifikuar. Ata gjithashtu do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë e nevojshme ndërpersonale, për të qenë në gjendje të krijoni empati me çdo lloj personi dhe do të jenë një pikë referimi për rritjen dhe evolucionin tuaj personal.

Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy

Struktura e diplomës së operatorit në masazh sportiv

Diploma për tu bërë një operator masazhi sportiv përbëhet nga pesë teknika masazhi, të cilat janë më efikase për trajtimin adekuat të sportistëve të çdo niveli.

Qëllimi i rrugëtimit të trajnimit

Qëllimi përfundimtar i këtij kursi trajnimi është që t’ju bëjë të pjekur, me efektivitet dhe shpejtësi maksimale, kompetencë dhe aftësitë e nevojshme për të praktikuar shtatë teknikat e propozuara të masazhit. Do të jeni të sigurt, të pavarur dhe do të bëheni një masazhues profesionist dhe kompetent.

Diplomë në Masazh Sportiv Tirane - Evolution Academy

Pse duhet të marrësh diplomën e operatorit në masazh sportiv?

  • Falë këtij kualifikimi ju mund të jeni një figurë profesionale shumë më e kërkuar në botën e sportit.
  • A keni ndonjë ide se sa njerëz praktikojnë sportet? Një numër shumë i lartë. Ju mund të bëheni një pikë referimi.
  • Mund të zgjeroni backgroundin tuaj personal dhe profesional, dhe kjo do t’ju mundësojë t’u propozoni më shumë teknika klientëve tuaj të rregullt.
  • Ju nuk e keni idenë se sa nocione do të mësoni në 176 orë trajnim të plotë intensiv.
  • Do të jeni në gjendje të ndihmoni atletët që të shprehin më së miri potencialin e tyre sportiv dhe të përmirësojnë performancat e tyre.
  • Falë ndihmës suaj, atletët do të jenë në gjendje të zvogëlojnë mundësitë e kontraktimit dhe lëndimeve që vijnë nga sforcimet fizike.
  • Sepse mund ta ktheni pasionin tuaj në një punë që do t’ju japë kënaqësi të jashtëzakonshme.
  • Do të njiheni me një ekip pune që do t’ju befasojë.

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

  • N ° 5 Certifikata e Meritës
  • N ° 1 Diploma e Operatorit në Masazhin Sportiv

Certifikatë FAC Simile

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

  • N ° 5 manualë didaktikë, të shkarkueshëm në formatin pdf dhe që përmbajnë sekuencat relative fotografike të manovrave.
  • N ° 5 postera në format dixhital të secilës teknikë.
  • 1 polo dhe 1 pal pantallona me markën Evolution Academy®.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.

Rregjistrohuni

Bëni investimin më të mirë të jetës tuaj: punoni për veten dhe filloni këtë udhëtim me Evolution Academy, shkollën e specializuar të trajnimit për masazh. Plotësoni formularin dhe do të kontaktoheni, ose, na telefononi dhe ne do t’ju japim të gjitha informacionet që ju po kërkoni.