Kurs Masazhi Anticelulit

Kursi i Masazhit Anticelulit

Masazhi anticelulit është një nga trajtimet më të njohura në qendrat e trajtimit dhe të estetikës, synon të zvogëlojë efektin e bezdisshëm “lëkura si lëvore portokalli”

Kërkesat: është e nevojshme të keni përfunduar më parë kursin bazë të masazhit në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër.

Kursi i Masazhit Anticelulit

Masazhi anticelulit është një nga trajtimet më të njohura në qendrat e trajtimit dhe të estetikës, synon të zvogëlojë efektin e bezdisshëm “lëkura si lëvore portokalli”

Kërkesat: është e nevojshme të keni përfunduar më parë kursin bazë të masazhit në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër.

Për kë është kursi i masazhit anticelulit?

Kursi i masazhit anti-celulit është i përshtatshëm për të gjithë ata që kanë kryer kursin e masazhit bazë Suedez në shkollën tonë apo në ente të tjera formimi. Gjithashtu edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të përmirësojnë veten e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për klientët.

Për kë është kursi i masazhit anticelulit?

Kursi i masazhit anti-celulit është i përshtatshëm për të gjithë ata që i afrohen botës së masazhit për herë të parë. Gjithashtu edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë dhe të përmirësojnë veten e tyre, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh për klientët.

Struktura e kursit

Ky kurs është i strukturuar në dy pjesë themelore: një pjesë teorike dhe një pjesë praktike.

Teoria

Gjatë zhvillimit të pjesës teorike do të trajtoni në detaje lëkurën, funksionet dhe strukturën e saj anatomike, në mënyrë që të kuptoni se ku fillon ky problem. Do të mësoni se kjo gjendje është për shkak të një ndryshimi të indit lidhës nën lëkurë. Kjo shkakton formimin e rrudhave dhe enjtjeve, të cilat e bëjnë lëkurën si sfungjer dhe shumë të ngjashëm me lëvoren e një portokalli. Do të mësoni se termi celulit në të vërtetë është keqpërdorur, pasi Panniculopathy Edematous Fibrous ose Fibrosclerotic (P.E.F.S) është përkufizimi i duhur për këtë lloj ndryshimi. Ju do të zbuloni shkaqet e formimit të tij, fazat e zhvillimit dhe të gjitha mënyrat e mundshme për ta luftuar atë.

Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy
Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy

Praktika

Gjatë zvillimit të pjesës praktike do të mesoni manuale të ndryshme, të cilat synojnë të nxisin qarkullimin e gjakut dhe atë limfatik, të oksigjenojnë indet dhe të largojnë lëngje dhe mbeturina të depozituara në të. Do të praktikoheni në mënyrë aktive, nën mbikëqyrjen e kujdesshme të mësuesit, duke fituar rrjedhshmëri dhe besim në ekzekutimin e manovrave.

Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy

Objektivi i kursit të masazhit anticelulit

Qëllimi përfundimtar i këtij kursi është që t’ju bëj të pjekur, me efektivitet dhe shpejtësi maksimale, kompetencë dhe aftësi të nevojshme për të praktikuar një masazh antitelulit në autonomi të plotë, në mënyrë që të luftoni armikun numër një të femrave.

Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi me Vaj Esencial Tirane - Evolution Academy

Pse të beheni pjesë e këtij kursi?

  • Sepse koha juaj është e çmuar dhe nuk ia vlen ta humbni atë në kurse jo profesionale.
  • Ju nuk keni idenë se sa nocione mund të mësoni në 32 orë trajnim të plotë intensiv.
  • Sepse ky kurs është një nga më të kërkuarit nga femrat.
  • Nëse dëshironi të jeni konkurrues dhe të rritni numrin e klientëve tuaj, kjo teknikë është absolutisht e nevojshme.
  • Do t’ju sjellë kënaqësi të madhe duke parë se çfarë mund të bëni me duart tuaja.
  • Do të mësoni teknika të reja me metoda të ndryshme të qasjes.
  • Do të keni mundësinë të takoni një ekip pune që do t’ju habisë

Bëhuni masazhator profesional

Në përfundim të këtij kursi do të keni mundësi të ndërmerrni kurse të ndryshme trajnimi si Diploma e Operatorit të Masazhit Termal dhe Spa, për tu bërë një masazhator i vërtet profesionist.

Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy

Programi i kursit të masazhit anticelulit

  • Hyrje në kurs.
  • Lëkura dhe funksionet e saj.
  • Struktura e lëkurës: epiderma, derma dhe hipoderma ose indi nënlëkuror.
  • Cfarë është celuliti: si dhe kur formohet.
  • Shkaktarët e celulitit: faktorët parësor, sekondar dhe rëndues.
  • Fazat e evolimit të këtij ndryshimi.
  • Faza e parë ose celuliti edematoz.
  • Faza e dytë ose celuliti fibroze.
  • Faza e tretë ose celuliti sklerotik.
  • Si ta luftojmë atë.
  • Diafragma dhe celuliti.
  • Masazh anti-celulit dhe përfitimet e tij.
  • Vajrat esencialë që ndihmojnë në masazh: cilat janë dhe për çfarë përdoren.
  • Kundërindikimet dhe masat paraprake për t’u informuar para fillimit të seancës.
  • Këshilla për t’u bërë një operator i mirë i masazhit: kujdesi për duarët, veshja e përshtatshme, atmosfera e ambjentit dhe pajisjet e punës.
  • Ushtrime praktike të manualeve të ndryshme në pozicionin prirur dhe shpinë.
  • Sekuencë pune për të qenë në gjendje të kryeni një masazh 60-minutësh në mënyrë të pavarur.
  • Këshilla për të përsosur dhe memorizuar sa më mirë teknikën.
  • Provimi praktik përfundimtar.
  • Konkluzionet finale dhe përfundimi i kursit

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

Në fund të kursit të masazhit anticelulit, nëse keni kaluar testin përfundimtar, do t’ju lëshohet një certifikatë merite në emrin tuaj.

FAC Simile e Certifikatës

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

Manual didaktik i kursit të masazhit bazë suedez , i shkarkueshëm në formatin PDF dhe që përmban sekuencat relative fotografike të manovrave.

 

Posteri në formatin dixhital të teknikës.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.