Kurs Masazhi Tradicional Tailandez

Kursi i Masazhit Tradicional Tailandez

Masazhi Tradicional Tailandez është një lloj masazhi që vjen nga shumë larg, dhe është një shprehje e kulturave dhe traditave të ndryshme.

Kërkesat: nuk ka asnjë kërkesë specifike, kursi është i hapur për të gjithë.

Kursi i Masazhit Tradicional Tailandez

Masazhi Tradicional Tailandez është një lloj masazhi që vjen nga shumë larg, dhe është një shprehje e kulturave dhe traditave të ndryshme.

Kërkesat: nuk ka asnjë kërkesë specifike, kursi është i hapur për të gjithë.

Për kë është kursi i masazhit Tradicional Tailandez?

Kursi i masazhit Tradicional Tailandez është i përshtatshëm për të gjithë ata që i afrohen botës së masazhit për herë të parë. Gjithashtu edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të përmirësohen, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një shërbim me një gamë sa më të gjerë për klientët.

Për kë është kursi i masazhit Tradicional Tailandez?

Kursi i masazhit Tradicional Tailandez është i përshtatshëm për të gjithë ata që i afrohen botës së masazhit për herë të parë. Gjithashtu edhe për të gjithë ata profesionistë që duan të zgjerojnë njohuritë e tyre dhe të përmirësohen, në mënyrë që të jenë në gjendje të ofrojnë një shërbim me një gamë sa më të gjerë për klientët.

Struktura e kursit

Ky kurs është i strukturuar në dy pjesë themelore: një pjesë teorike dhe një pjesë praktike.

Teoria

Gjatë zhvillimit të pjesës teorike do të mësoni se kjo lloj praktike vjen nga shumë larg, dhe se ajo është ndikuar nga kultura të ndryshme. Në fakt, në këtë masazh, përdoren pikat e digitopressioneakupresurës, që rrjedhin nga kultura holistike kineze, nga aktiviteti i stretching dhe pozicionet e yoga, të cilat vijnë nga traditat indiane.

Do të mësoheni të përdorni duart, krahët, këmbët, gjunjët dhe të punoni në Sen, ose kanalet e energjisë përmes të cilave rrjedh energjia jetësore.

Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy
Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy

Praktika

Gjatë zhvillimit të pjesës praktike do të mësoni ta kryeni këtë teknikë në një dyshek të veçantë të quajtur futon. Ky masazh nuk përfshin përdorimin e vajit ose emulsioneve të tjera, pasi marrësi është i veshur me rroba të lehta.

Do të kuptoni se si harmonia e lëvizjeve të krijuara gjatë këtij trajtimi gjeneron një shkëmbim energjish që lejojnë rigjenerimin e trupit dhe mendjes. Do të praktikoheni në mënyrë aktive, nën mbikëqyrjen e kujdesshme të mësuesit, duke fituar rrjedhshmëri dhe besim në ekzekutimin e manovrave.

Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy

Objektivi i kursit të masazhit Tradicional Tailandez

Qëllimi përfundimtar i këtij kursi është që t’ju bëj të pjekur, me efektivitet dhe shpejtësi maksimale, kompetencë dhe aftësi të nevojshme për të praktikuar një masazh tradicional Tailandez, në autonomi të plotë.

Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi Anticelulit Tirane - Evolution Academy Kurs Masazhi me Vaj Esencial Tirane - Evolution Academy

Pse të beheni pjesë e këtij kursi?

  • Sepse koha juaj është e çmuar dhe për këtë arsye nuk ja vlen ta humbni atë në kurse jo profesionale.
  • Ky kurs do t’ju lejojë të keni aftësitë e duhura për të kryer trajtime me qasje të ndryshme.
  • Nëse dëshironi të zgjeroni backgroundin tuaj, ky është kursi ideal për ju.
  • Do të mësoni nocione që do t’ju bëjnë të dalloheni nga të tjerët, dhe në këtë fushë ka një rëndësi themelore.
  • Sepse nëse keni një përgatitje plotë, do të kërkoheni nga sektori i Wellness.
  • Do të takoni një ekip pune që do t’ju ​​surprizojë.
  • Sepse njohja e teknikave që vijnë nga kultura të ndryshme do t’ju hap horizontin.
  • Sepse është një masazh i tillë koreografik dhe suggestivo që nëse filloni ta bëni nuk do të ndaleni kurrë.

Bëhuni një masazhator profesional.

Kursi i masazhit Tradicional Tailandez është pjesë e programit të trajnimit për t’u bërë një operator masazhi në qendër trajtimesh e spa, i cili do t’ju lejojë të bëheni një masazhator i vërtetë profesionist.

Kurs Masazhi Tradicional Tailandez Tirane - Evolution Academy

Programi i kursit të masazhit Tradicional Tailandez

  • Hyrje në kurs.
  • Masazh Tailandez tradicional dhe historia e tij.
  • Baza teorike e mjekësisë tradicionale Tailandeze.
  • Pesë agregatët: Rūpa, Vedanā, Sanya, Sankhāra, Vinyana.
  • 4 elementët që përbëjnë Rūpa, trupi fizik: toka, uji, zjarri dhe era.
  • Sen Sib ose linjat energjetike që përshkojnë trupin.
  • Karakteristikat dhe stilet e masazhit Tradicional Tailandez: Wat Pho dhe Chiang Mai.
  • Si kryhet masazh Tailandez tradicional.
  • Karakteristikat e operatorit.
  • Përfitimet e masazhit Tradicional Tailandez.
  • Kundër indikimet dhe masat paraprake për t’u informuar para fillimit të seancës.
  • Këshilla për t’u bërë një operator i mirë i masazhit: kujdesi për duarët, veshja e përshtatshme, atmosfera e ambjentit dhe pajisjet e punës.
  • Ushtrime praktike të manualeve të ndryshme.
  • Sekuencë pune për të qenë në gjendje të zhvilloni një seancë masazhi në mënyrë të pavarur.
  • Këshilla për të përvetsuar dhe memorizuar teknikën sa më mirë.
  • Provimi praktik përfundimtar.
  • Konkluzionet finale dhe përfundimi i kursit.

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

Në fund të kursit të masazhit tradicional Tailandez, nëse keni kaluar testin përfundimtar, do t’ju lëshohet një certifikatë merite në emrin tuaj.

FAC Simile e Certifikatës

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

Manual didaktik i kursit të masazhit bazë suedez , i shkarkueshëm në formatin PDF dhe që përmban sekuencat relative fotografike të manovrave.

 

Posteri në formatin dixhital të teknikës.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.