Kurs Masazhi Dekontraktues

Kursi i Masazhit Dekontraktues

Masazhi Dekontraktues është një lloj i veçantë i masazhit që ka për qellim të trajtojë kontraktimet dhe çrregullimet që ndikojnë në sistemin muskulor.

Kërkesat: është e nevojshme të keni përfunduar më parë kursin bazë të masazhit në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër.

Kursi i Masazhit Dekontraktues

Masazhi Dekontraktues është një lloj i veçantë i masazhit që ka për qellim të trajtojë kontraktimet dhe çrregullimet që ndikojnë në sistemin muskulor.

Kërkesat: është e nevojshme të keni përfunduar më parë kursin bazë të masazhit në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër.

Për kë është kursi i masazhit dekontraktues?

Kursi i masazhit dekontraktues është një kurs teknik i hapur për të gjithë ata që kanë ndjekur kursin bazë të masazhit suedez, në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër masazhi. Gjithashtu është i përshtatshëm për të gjithë profesionistët që duan të thellojnë këtë teknikë shumë të kërkuar, për të trajtuar kontraktimet dhe çrregullimet e sistemit muskulor.

Për kë është kursi i masazhit dekontraktues?

Kursi i masazhit dekontraktues është një kurs teknik i hapur për të gjithë ata që kanë ndjekur kursin bazë të masazhit suedez, në shkollën tonë ose në një shkollë tjetër masazhi. Gjithashtu është i përshtatshëm për të gjithë profesionistët që duan të thellojnë këtë teknikë shumë të kërkuar, për të trajtuar kontraktimet dhe çrregullimet e sistemit muskulor.

Struktura e kursit

Ky kurs është i strukturuar në dy pjesë themelore: një pjesë teorike dhe një pjesë praktike.

Teoria

Gjatë pjesës teorike, do të keni mundësinë të eksploroni në detaje tema të tilla si anatomia dhe fiziologjia e trupit të njeriut. Do të mësoni në veçanti sistemin muskulor dhe problemet që mund të ndikojnë në të. Këto kushte vuajtjesh jo vetëm që prekin sportistët, por ndikojnë edhe te njeriu modern në përgjithësi. Shkaktarët mund të jenë: një qëndrim i gabuar, ushtrime të mëdha fizike, lëvizje jo adekuate, punë të rënda, trauma dhe stres.

Kurs Masazhi Dekontraktues Tirane - Evolution Academy
Kurs Masazhi Dekontraktues Tirane - Evolution Academy

Praktika

Gjatë zhvillimit të pjesës praktike, ju do të ekzaminoni manuale të kësaj teknike veçanërisht intensive. Presionet dhe prekjet energjike, të cilat stimulojnë indet e thella dhe muskujt që po vuajnë duke lejuar relaksimin dhe kthimin në gjendjen e tyre fiziologjike origjinale. Do të jeni në gjendje të praktikoheni në mënyrë aktive, nën mbikëqyrjen e kujdesshme të mësuesit, duke marrë kështu rrjedhshmëri dhe besim në manovrat dhe presionin që do të ushtroni.

Kurs Masazhi Dekontraktues Tirane - Evolution Academy

Objektivi i kursit të masazhit sportiv

Qëllimi përfundimtar i kursit të masazhit dekontraktues është të përgatiteni në mënyrë të plotë, duke ju siguruar të gjitha njohuritë teorike dhe praktike për të zotëruar ktë teknikë me një mjeshtëri totale. Do të jetë shumë e dobishme jo vetëm në fushën e sportit, por edhe në shumë situata të tjera.

Kurs Masazhi Dekontraktues Tirane - Evolution Academy

Pse të beheni pjesë e këtij kursi?

  • Sepse keni kuptuar që masazhi nuk është më vetëm një pasion, por mund të jetë një pjesë integrale e jetës tuaj, dhe ju keni dëshirën për të formuar veten në një mënyrë gjithnjë e më të plotë.
  • Ju mund të filloni të punoni me më shumë lloje të njerëzve duke ofruar një shërbim më konkurrues.
  • A keni ndonjë ide se sa njerëz vuajnë nga këto probleme? Eshtë ndër teknikat më të kërkuara në treg, duhet të ketë një arsye për këtë!
  • Me 32 orë trajnim të plotë intensiv do të keni mundësi të njihni kontraktimet dhe t’i trajtoni ato më mirë, duke u ndier gjithnjë e më të sigurt kur të keni përpara një klient të mundshëm.
  • Me rritjen e backgroundit tuaj personal, do të lindin më shumë mundësi punësimi, dhe do të keni gjithnjë e më shumë kërkesa nga sektori i Wellness.
  • Sepse nëse tashmë keni marrë pjesë në kursin baze të masazhit suedez, keni kuptuar se ne jemi një shkollë serioze, e besueshme dhe kompetente për masazhe.

Bëhuni masazhator profesional

Në fund të kursit të masazhit dekontraktues do të keni njohuritë e nevojshme për të hyrë në kursin teknik të masazhit cervikal. Ju gjithashtu do të jeni në gjendje të ndërmerrni kurse trajnimi siç është diploma e operatorit në masazh sportiv, për tu bërë një masazhues i vërtetë profesional.

Kurs Masazhi Dekontraktues Tirane - Evolution Academy

Programi i kursit të masazhit dekontraktues

  • Hyrje në kurs.
  • Nocione historike të masazhit, nga antikiteti deri në ditët e sotme.
  • Anatomia dhe fiziologjia e trupit: si jemi të bërë.
  • Llojet e ndryshme të indeve: indet epitelial, lidhës, nervor dhe muskulor..
  • Sistemi muskulor.
  • Lëndimet e muskujve: kontraktimi, keputja dhe shtrirja.
  • Trajtimet kryesore që duhet të kryhen në rast të një dëmtimi: brenda 24-48 orësh dhe pas 48 orësh.
  • Pikat e shkaktimit të kontraktimeve.
  • Si të trajtoni pikat e shkaktimit: kompresim ishemik dhe masazh të thellë.
  • Kundërindikimet dhe përfitimet e masazhit dekontraktues.
  • Këshilla për përgatitjen për trajtim: ambjenti, kujdesi i duarve, veshja dhe pajisjet e nevojshme.
  • Ushtrime praktike të manualeve të ndryshme.
  • Sekuenca të punës për të qenë në gjendje të trajtoni raste të ndryshme.
  • Këshilla për të përvetsuar dhe memorizuar teknikën sa më mirë.
  • Provimi praktik përfundimtar.
  • Konkluzionet finale dhe përfundimi i kursit.

F.A.Q

Çfarë kualifikimesh lëshohen?

Në fund të kursit të masazhit dekontraktues, nëse keni kaluar testin përfundimtar, do t’ju lëshohet një certifikatë merite në emrin tuaj.

FAC Simile e Certifikatës

Çfarë materiali didaktik ofrohet?

Manual didaktik i kursit të masazhit bazë suedez , i shkarkueshëm në formatin PDF dhe që përmban sekuencat relative fotografike të manovrave.

 

Posteri në formatin dixhital të teknikës.

A duhet të sjell ndonjë material?

  • Dy peshqirë të mëdhenj të bardhë (1,80 × 1,00).
  • 1 bluzë të bardhë dhe 1 pantallona të zeza të gjata, që të mund të praktikoheni rehatshëm gjatë kursit.
  • Pantofla plastike.
  • Kostum i mbyllur (2 copë për femra, pantallona të shkurtra për meshkujt).

Si mund të regjistrohem?

Për të konfirmuar vendin tuaj në klasë, duhet të plotësoni të dhënat e detyrueshme në linkun e dërguar me email nga shkolla.

Si mund ta bej pagesën?

Pagesa për kursin duhet të bëhet me pagesë ose transfertë bankare në:

Aloha Shpk

Banka:  Intesa SanPaolo Bank Albania Sh. a
Iban: AL44208110080000029040035301
Bic: USALALTRXXX

Përshkrimi: emri, mbiemri dhe lloji i kursit.

Pasi të jetë bërë transferta, dërgoni një kopje të tij në email info@evolutionacademy.al

Pikat e forta

Ne e duam botën e Wellness, në të gjitha format e saj, ne jemi të projektuar drejt së ardhmes, gjithmonë të gatshëm për sfida të reja. Ndryshimet nuk na trembin përkundrazi, ato janë mënyra e natyrshme për t’u përmirësuar. Ky është kuptimi që i japim fjalës EVOLUTION.

Afër shtëpisë tuaj

Evolution Academy disponon mbi 60 filiale në vende të ndryshme, do ju duhet vetëm të zgjidhni atë më afër jush.

Ribëheni kursin falas

Çdo kurs përfshin rishikime falas të leksioneve për të gjitha teknikat që do të bëni me ne.

Filloni menjëherë të punoni

Jo vetëm mësimdhënia: ne ju fusim drejtpërdrejt në botën e punës, duke ju ndihmuar me profesionin tuaj të ri.

Raport më i mire, cilësi / çmim

Shkolla që ofron trajnimin më të mirë me çmim cilësor. 100% të kënaqur ose rimbursim 100%.

Mundësi për kurse individuale

Për ata që dëshirojnë, shkolla vë në dispozicion një mësues personal.

Profesionistë të masazheve

Do të keni në dispozicionin tuaj mësues, që vijnë nga sektorë të ndryshëm: holistik, sportiv, estetik… të cilët bashkëpunojnë me fizioterapistë dhe mjekë.